Futboll Premier League Sport

VJEN KËSHILLA NGA ANGLIA PËR CR7/ Kapiteni Deeney: Ronaldo, shko tek Wolves. Ke arsye plot aty

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo mund të largohet nga bardhezinjtë në fundin e sezonit.

PSG-ja apo një rikthim te Manchester United janë dy opsionet që përfliten më së shumti në media, por Troy Deeney e mendon ndryshe!

Kapiteni legjendar i Watford në një intervistë për “talkSport”, deklaron se portugezi do të ishte ideal për ekipin e Wolves, duke parë dhe bashkëkombasit e shumtë që ka tek ky klub.

Cristiano Ronaldo (@Cristiano) | Twitter

“Unë do ta shikoja më shumë të ardhmen e Ronaldos në një klub si Wolves, duke parë dhe lojtarët e shumtë portugez që ka ky ekip.

Lidhja mes tyre do të funksiononte. Kushdo që do ta marri atë, do të ketë në skuadër një talent të jashtëzakonshëm.

Edhe pse ai nuk është Cristiano i Manchester United, pak a shumë është e njëjta situatë që ndodhi me Gareth Bale tashmë që ai u rikthye te Tottenham, që e krahasojnë me paraqitjet e viteve më parë”.

Troy Deeney has hinted at Watford stay | Watford Observer

“CR7 po plaket, por është ende në një formë të shkëlqyer dhe këtë mund ta shikojmë në duelet ajrore që ai fiton. Fizikisht është një kafshë dhe nga pjesa e marketingut Cristiano i shton vlerë çdo klubi që shkon, sidomos me shitjen e fanellave.

E theksoj dhe një herë, Wolves po ndërtojnë një ekip të bukur dhe nëse ata duan të bëjnë hapin e madh kjo është e vetmja rrugë”, përfundon Deeney.

Related posts

Sacchi: Napoli dhe Juve janë të barabarta, Sarri nuk duhet të ankohet

Q.Autor

MUÇI ME SYTË NGA KOMBËTARJA/ Sulmuesi kuqezi vlen më shumë se Daku dhe Broja

F.autor

Pas dëmtimit të Armando Sadikut, KOMBËTARJA merr një lajm shumë të mirë

Isa.Autor

Leave a Comment