Futboll La Liga Sport

E akuzoi si njeri me dy fytyra, reagon presidenti: Benzema është sulmues…

Presidenti i FFF, Le Graet, është pyetur edhe për mungesën në kombëtare të Karim Benzema, sulmues i Real Madridit, që nga vjeshta e vitit 2015, kur u akuzua për përfshirjen e tij të dyshuar në një përpjekje për të shantazhuar Mathieu Valbuena.

Përgjigjia e tij ishte në përputhje me ato që ka thënë për disa kohë: “Benzema është një lojtar i shkëlqyer. Në qoftë se Real Madridi është kampion i Europës, është edhe për merita të Benzema, por tani trajneri Deschamps ka gjetur një ekuilibër me lojtarë të tjerë”.

Presidenti i FFF ka konfirmuar se qëllimi i vendosur për ekipin kombëtar është shkuarja në gjysmëfinalet e Kupës së Botës së Rusisë: “Dua që kombëtarja jonë të jetë ndër katër më të mirët e botës. Në këtë rast, premiot për lojtarët do të jenë midis 100.000 dhe 150.000 euro. Nëse ata shkojnë në finale, kjo shifër do të rritet në 280.000 euro”.

Related posts

LIVE/ Brazil-Peru, starton finalja e Copa America në “Marakana”

Delo.autor

SHQIPËRI-IZRAEL/ Shikoni atmosferën në stadiumin “Elbasan Arena” (FOTO)

Isa.Autor

Starton ndeshja: Tirana dhe Teuta premtojnë spektakël në “Selman Stermasi”

Isa.Autor

Leave a Comment