Futboll Sport

“Projekti” i Superiores ka nisur, TIRANA pranë akordit me lojtarin e Laçit

Tirana do të luajë këtë sezon në Superiore dhe sigurisht objektivat e klubit bardheblu tashmë dihen. Drejtuesit kanë premtuar se do të krijojnë një skuadër që minimumi të kapë Kupat e Europës, por nuk do të jetë çudi nëse do të luftohet edhe për titullin kampion, synim ky i deklaruar nga trajneri Ze Maria. Bardheblutë kanë një grup me lojtarë cilësorë, megjithatë në elitë duhen përforcime në çdo repart. Ashtu siç është thënë për ditë me radhë, drejtuesit do të afrojnë dy qendërmbrojtësa.

Bardheblutë kanë kontaktuar lojtarin e Laçit, Harallamb Qaqin. Mbrojtësi 24-vjeçar ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer me kurbinasit duke qenë titullar i padiskutueshëm me trajnerin Gentian Mezani dhe kësisoj ai është në “radarët” e bardhebluve. Megjithatë ende nuk është mbyllur asgjë, pasi për të ka shfaqur interes edhe klubi i Mariborit në Slloveni. Për çdo lojtar të Superiores primare është të luajë jashtë vendit, ndaj hë për hë nuk ka një finalizim të marrëveshjes mes palëve, pasi idea për t’u transferuar në Slloveni e ka joshur 24-vjeçarin. Zhvillime të reja priten në vijim për sa i përket të ardhmes së qendërmbrojtësit të njohur.

Related posts

NGA HAKIMI TEK “DEMI” LAUTARO/ Conte buzëqesh për lojtarët e grumbulluar me kombëtaret

Delo.autor

MPOSHTEN “DEMAT” NË DURRËS/ Teuta merr një fitore të artë për Europën

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ 400 mijë euro ofertë nga klubi i Serisë A për Muçin, por Halili refuzon

Delo.autor

Leave a Comment