Futboll Sport

Ibrahimovic i “çmendur”/ Suedia në Botërorë, por sulmuesi shpreson të fitojë kjo kombëtare…

“Kush e fiton Botërorin? Shpresoj Brazili, ose mbase Suedia”. Në fjalët e Zlatan Ibrahimovic nuk gjendet asnjë shenjë dashurie për kombëtaren e tij , që në Rusi do të udhëtojë, por jo për të luajtur, vetëm për angazhime marketing. Sulmuesi i Los Angeles Galaxy, që u tërhoq nga përfaqësuesja pas Euro 2016, dukej në një moment sikur mund të rikthehej me fanellën e kombëtares, pas kualifikimit të Suedis, por federata i mbylli dyert. Një vendim i pritur aspak mirë nga Ibra.

“Tani thonë se kanë një lojë skuadre, lojën tipike suedeze që aq shumë plqehet nga mediat. Mediat tashmë sigurojnë se Suedia është një skuadër më e mirë pa mua, ndaj besoj se do të fitojnë Botërorin. Është mentaliteti tipik i mediave suedeze, ndërsa unë nuk kam një emër tipik suedez dhe as një sjellje tipike suedeze, ndonëse vazhdoj të mbaj akoma disa rekorde në kombëtare”, ironizoi Ibrahimovic.

Related posts

Valverde: Jam shumë i zemëruar, duhej ta mbyllnim pa asnjë humbje

Sadik.Autor

VLLAZNIA-LAÇI/ Tension në “Loro Boriçi”, tifozët shkodranë nuk përmbahen (VIDEO)

Delo.autor

IBRAHIMOVIC NA SURPRIZON SËRISH/ Shikoni çfarë super goli ka shënuar në stërvitje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment