Futboll Sport

FSHF ngushëllon popullin e Kosovës për ndarjen e parakohshme nga jeta e Z.VOKRRI

Federata Shqiptare e Futbollit ndihet thellësisht e tronditur dhe e shokuar nga ndarja e parakohëshme nga jeta e mikut, dhe kolegut të saj, kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, z.Fadil Vokrri.
Në emër të Presidentit të FSHF-së, z.Armand Duka, sekretarit të përgjithshëm z.Ilir Shulku, si edhe të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, komuniteti i Futbollit në Shqipëri përcjell ngushëllimet më të thella e më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë, spordashësit dhe mbarë qytetarët e Kosovës për këtë ndarje tragjike e të parakohëshme nga jeta të zotit Vokrri, që vuri gjithcka në dispozicion të rritjes dhe zhvillimit të Futbollit në Kosovë.
Kontributi i Presidentit Vokrri do të mbahet mend shumë gjatë për angazhimin e tij maksimal dhe gjithpërfshirës në drejtim të ngritjes dhe përfaqësimit ndërkombëtar të Kosovës dhe Futbollit të saj, në Europë dhe në Botë.
FSHF është e bindur që fizionomia dhe idetë e tij për progresin e Futbollit të Kosovës, në rang kombëtar dhe ndërkombëtar do të ndiqen dhe elaborohen ndër vite nga brezat dhe kolegët e FFK-së.
Ndarja e tij e parakohëshme nga jeta mbetet një humbje shumë e madhe për futbollin kosovar, por edhe për të gjitha trevat shqipfolëse anembanë botës.

Lamtumirë miku ynë Fadil!
Do të jesh gjithmonë mes nesh!

Related posts

Tirana “arkëton” titullin që nuk do ta kishte dashur kurrë

Sadik.Autor

Motra e Rita Orës në festë për fitoren e Zvicrës

Sadik.Autor

MILAN MERR LAJMIN E MIRË/ Gati për në fushën e blertë, rikuperohet nga dëmtimi…

Delo.autor

Leave a Comment