Futboll Sport

“Nuk do ta harroni kurrë”, Vladimir Putin lëshon mesazhin para Botërorit

Presidenti rus, Vladimir Putin, mirëprit ekipet dhe tifozët, të cilët kanë arritur, ose do të arrijnë në këtë vend për të marrë pjesë në Kupën e Botës, e cila fillon të enjten e ardhshme. Këtë e ka bërë përmes një video, të publikuar nga Kremlini: “Unë përshëndes tifozët e futbollit dhe ekipet më të mira në planet, ata që tashmë kanë ardhur në Rusi, edhe ata që janë ende duke u përgatitur për të marrë pjesë në një ngjarje kaq të madhe ndërkombëtarem siç është Kupa e Botës.

Për Rusinë është një gëzim dhe nder i madh për të mirëpritur anëtarët e familjes së madhe të futbollit dhe për t’ju dhënë një festë autentike të konkurrencës sportive dhe emocioneve të forta. Unë shpresoj se kujtime të paharrueshme do të keni, jo vetëm nga ndeshjet dhe ekspertiza e lojtarëve, por edhe duke takuar Rusinë, traditat e kulturën, historinë e saj unike, natyrën e pasur, njerëzit e sinqertë dhe mikpritës. Ne i kemi hapur zemrat për kombëtaret më të mira të botës. Mirë se vini në Rusi!”

 

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Zbulohet prapaskena, Inter kishte kontaktuar Ancelotti-n si pasues të Contes

Delo.autor

GJITHMONË UNIKAL/ Kjo është FOTO-ja e Ronaldos në Instagram që po thyen çdo REKORD

Isa.Autor

UZUNI NUK DI TË NDALET/ Shikoni realizimin e sulmuesit të Kombëtares ndaj Ludogoretsit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment