Futboll Sport

Messi: Do të luftojmë si të barabartë me çdo ekip në Botëror

Leo Messi është një nga futbollistët, tek i cili do të jenë të fokusuar kamerat televizive dhe sytë e mbarë tifozëve të globit në Botërorin e kësaj vere. Në moshën 30-vjeçare, ylli i Barcelonës duket se do të ketë shansin e fundit për t’u bërë kampion bote, një trofe që i mungon në “palmares” dhe e eklipson disi në krahasimin me legjendën argjentinase të futbollit, Diego Maradona.

Kapiteni i bardhebluve amerikano-jugorë ka pranuar se të tijtë nuk janë favoritë në Rusi, por kjo gjë nuk i ndalon të luftojnë si të barabartë me çdo ekip: “Ne jemi shumë të ngazëllyer. Po përgatitemi shumë mirë gjatë gjithë kësaj kohe. Kemi lojtarë të mëdhenj si individë dhe do të luftojmë si çdo ekip tjetër, edhe nëse nuk jemi favoritë”.

Për Messin, ky i Rusisë do të thotë Botërori i katërt ë karrierë, ndërkohë që që në tri rastet e mëparshme ai mori shumë gjëra pozitive, pavarësisht nga situatat e ndryshme, me të cilat u përball. Në lidhje me rivalët e tyre të mëdhenj në Botërorin e Rusisë, Messi ka thënë: “Favoritët e mëdhenj vijnë shumë mirë në nivel ekipi dhe të lojtarëve individualë, që kanë secili prej tyre. Sidoqoftë, tashmë mendoj se është një botë shumë e njëjtë”.

Related posts

DERBI I ITALISË/ Pas 17 minutash lojë, Dzeko ndëshkon Juventus me portën e boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Kukësi kërkon me çdo kusht një mesfushor spanjoll. Gati goditja

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Griezmann jep “OK”, Barcelona përgatit lëvizjen e bujshme…

Delo.autor

Leave a Comment