Futboll Sport

Dështon në vizitat mjekësore, prishet marrëveshja mes Fekir dhe Liverpool?

Transferimi rreth 60 mln euro i Nabil Fekir te FC Liverpool mund të prishet në finish. Sipas një raporti të Times, shkak është gjendja fizike e sulmuesit të kombëtares franceze.

Gjatë vizitës mjekësore të detyruar janë parë disa parregullsi. Një dëmtim i vjetër në gju, që është kontrolluar dy herë, por që nuk është shëruar 100%.

Problemi i Fekir në vizitat mjekësore është kapitulli i ri i sagës së merkatos së verës. Disa ditë më parë klubi i Lyon ka publikuar një deklaratë për shtyp ku mohon kategorikisht akordin me Liverpool.

Por fotot e tij me fanellën e Kuqe kanë anuluar atë deklaratë.

Të hënën Fekir ka udhëtuar me Francën në Rusi për të luajtur në Kupën e Botës. Prandaj për momentin bisedimet kanë ngrirë.

Në sezonin e kaluar të Ligue 1, ai ka shënuar 18 gola duke përgatitur edhe shtatë të tjerë.

Related posts

Adonis Stevenson ruan titullin, sfida me Badou Jack mbyllet në barazim

Sadik.Autor

TAULANT XHAKA FESTON DITËLINDJEN/ Graniti uron vëllain në mënyrën më të bukur në instagram (FOTO)

Delo.autor

Ilir Daja zbulon se pse ky është titulli më i bukur i tij

Sadik.Autor

Leave a Comment