Futboll Sport

Revolta e Kuçovës, protesta e tifozëve që tronditi qeverinë komuniste në 1988

Naftëtari, skuadra e Qytetit Stalin në ato vite, apo Kuçova e sotme, në fund të sezonit 1987-1988 doli e dyta dhe sipas rregullores duhet të ndeshej me Dinamon, e katërta nga fundi në kategorinë e parë.

Dinamo, skuadra e Ministrisë së Brendshme dhe policisë së shtetit kishte fituar në Tiranë më 2 qershor, 1-0 dhe ndeshja e kthimit luhej më 5 qershor, në Kuçovë.

Pjesa parë përfundon 0-0 dhe rreth minutës së 83-të, Arben Vila shënon golin e fitores së Dinamos. Vendimi i gjyqtarit për të mbyllur ndeshjen 5 minuta përpara kohës së rregullt, solli reagimin e ashpër të tifozërisë që filloi të godiste me gurë.

Qindra persona u morën në hetuesi brenda natës dhe po në këto shifra ishte numri i të arrestuarve. Por pushteti i asaj kohe, atmosferën e revoltës dhe shijen e saj nuk mund ta lejonte.

Related posts

Rekordi i Kupës së Mbretit që Messi mund ta thyejë kundër Sevillas

Sadik.Autor

ËNDËRRON RIKTHIMIN E POGBA TEK JUVENTUS/ Paolo Dybala: Eja të festojmë përsëri!

Delo.autor

“DUHET BINDUR LOJTARI QË KA REFUZUAR DISA OFERTA”/ De Zerbi: Ai mund të jetë zgjidhja për shumë klube, por…

Delo.autor

Leave a Comment