Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Pas Kane, Tottenhami blindon edhe dy “yje” të tjerë…

Harry Kane firmosi për të qëndruar te Tottenham edhe për gjashtë sezone, vetëm pak ditë pasi trajneri Mauricio Pochettino rinovoi deri në vitin 2023, teksa tani klubi londinez është pranë të arritjes së marrëveshjes së re me dy “yje” të tjerë të ekipit: Dele Alli dhe Christian Eriksen.

Kane do të marrë 200 mijë paundë në javë me kontratën e re me Tottenham dhe tanimë, sipas “Mirror” Eriksen dhe Alli do të jenë lojtarët e tjerë që do të arrijë këto shifra dhe do të blindohen nga “spurs” që sezonin e ardhshëm do t’i zhvillojë ndeshjet në stadiumin e ri me kapacitet 62 mijë vendësh.

Futbollistët e tjerë të Tottenham që rinovuan kontratën pas fundit të kampionatit botëror janë Hugo Lloris, Jan Vertonghen dhe Heung-Min Son.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Ish-sulmuesi i Partizanit realizon dopietë në sfidën ndaj… Çekiçit (VIDEO)

Delo.autor

VAR do të bëj një hap të madh përpara

Q.Autor

PROBLEMET ME STADIUMET/ Vritet gara dhe cilësia e futbollit shqiptar, FSHF-ja shikon “sehirë”

Isa.Autor

Leave a Comment