Futboll Sport

Nëse ky është lojtar, atëherë ka shpresa për të gjithë! (VIDEO)

Së fundmi Rumania ka vendosur të na japë kënaqësi të mëdha. Pas futbollistit me një formë fizike jashtë normave dhe që aktivizohej në kategorinë e katërt të Rumanisë, që u bë i famshëm javën e kaluar pasi u paraqit më një model flokësh të njëjtë me atë të Ronaldos gjatë Kupës së Botës 2002, këtë herë është radha e Adrian Balanit, lojtar që luan me Voluntari (ekip i kategorisë së parë që drejtohet nga ish-lojtari i njohur Adrian Mutu).

Në minutën e 14-të të ndeshjes kundër Juventus-it të Bukureshtit, sulmuesi vendas vendosi të gjuante një goditje dënimi nga një distancë prej rreth 30 metrash, duke bërë goditjen më të shëmtuar në histori.

I kini parasysh ato video amatore, ku një lojtar i një ekipi amator bëhet gazi i botës për një gabim ose ndonjë gafë, duke u bërë virale në internet? E pra, këtë herë kemi shkuar më tej. Rumuni Balan në fakt, jo vetëm që goditi topin jashtë kuadratit të portës, por e dërgoi komplet jashtë stadiumit. Nuk ja vlen të shtojmë më shumë, shiheni vetë.

Related posts

PO SHKËLQEN TEK BYLIS/ Talenti Ruçi: Synoj Shpresat, vitin tjetër luajmë në elitë

Delo.autor

FOTO/ Barcelona nuk di të ndalet, pas Coutinhos gati transferimi edhe i ‘yllit’ të Bayern

Q.Autor

PO SHKËLQEN NË PREMIER/ Nisin bisedimet për të ardhmen e Brojës, familja e sulmuesit dëshiron…

Delo.autor

Leave a Comment