Futboll La Liga

Kthehet blerja rekord e Barcelonës, Dembele gati për të luajtur

Blerja rekord e Barcelonës, Ousmane Dembele, është i disponueshëm për të luajtur këtë javë, pas rreth katër muajsh mungesë. 20-vjeçari nga Franca, i cili u ble nga Barcelona për 110 milionë euro në muajin gusht, u dëmtua në prezencën e tretë për klubin, kundër Getafe më 16 shtator. Dembele, i cili u operua me sukses në Finlandë, pritet të luajë në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Celta Vigo, të enjten. Më pas, ditën e diel, Barcelona do të luajë kundër Levante në La Liga.

Barcelona, që kryeson kampionatin spanjoll me nëntë pikë avantazh, do të ndeshet me Chelsea në 1/8-t e finaleve të Champions League në shkurt dhe mars. Dembele, i cili u ble nga Borussia Dortmund, është futbollisti i dytë më i shtrenjtë i historisë dhe çmimi i tij mund të shkojë deri në 140 milionë euro nëse arrin objektiva të caktuara. Barcelona e bleu për të zëvendësuar brazilianin Neymar, i cili shkoi te Paris Saint Germain për 220 milionë euro.

Related posts

PËRDHUNOI NJË VAJZË SHQIPTARE NË NJË KLUB NATE NË ITALI/ Gjykata e Lartë braziliane lë pas hekurave Robinhon

F.autor

Maradona sulmon mediat: Jam shumë mirë, mos gënjeni për mua…

Isa.Autor

Real-Bayern, 5 ndeshjet që mbetën në histori (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment