Futboll Premier League

Arrihet marrëveshja përfundimtare mes Mkhitaryan dhe Arsenal

Henrikh Mkhitaryan ka arritur marrëveshjen përfundimtare me Arsenal për transferimin nga Manchester United.

Armeni pritet të shkojë te Topçinjtë me Alexis Sanchez që do të ndërrojë vendin me të duke shkuar në Old Trafford.

Agjenti i Mkhitaryan Mino Raiola besohet të ketë qenë njeriu që ka vonuar marrëveshjen.

Por, sipas gazetarit të mirënjohur Fabrizio Romano, marrëveshja është arritur tashmë midis klubit dhe lojtarit.

“Marrëveshje përfundimtare mes Mkhitaryan dhe Arsenal. Tani e kanë radhën burokracirat,” shkruan ai në Twitter.

Henrikh Mkhitaryan is set to complete a transfer from Man Utd to Arsenal

Mkhitaryan ka kohë që nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinho-s dhe trajneri portugez është i lumtur ta largojë mesfushorin për të marrë kilianin.

28-vjeçari ka shënuar vetëm dy gola këtë sezon në të gjitha kompeticionet për Djajtë.

Arsenal besohet se është pranë marrëveshjes edhe për sulmuesin nga Gaboni Aubameyang.

Related posts

E PABESUESHME/ Lojtarët kanë frikë prej koronavirusit, federata i detyron të luajnë! (FOTO)

Delo.autor

ÇFARË PO NDODH/ Futbollistët e MILANIT lënë Italinë, MANCINI kapet pas…

Isa.Autor

Grumbullimi i Manajt në kombëtare, Panucci publikon listën të premten

Q.Autor

Leave a Comment