Futboll Sport

Emocionuese, lëshohet nga qielli parashuta me flamurin kuqezi dhe fotografinë e Vokrrit

Në ceremoninë lamtumirëse, është lëshuar nga qielli parashuta me flamurin kuqezi dhe fotografinë Fadil Vokrrit, ku ia pasditen e sotme i është dhënë lamtumira e fundit legjendës së futbollit kosovar.

Njeriu që bëri shumë për sportin tonë, njeriu që shihet si më meritori që sot Kosova është e anëtarësuar në dy shtëpitë më të mëdha të futbollit, FIFA e UEFA, është varrosur me shumë nderime në varrezat e Prishtinës.

Në ceremoninë e varrimit të Fadil Vokrrit janë mbledhur shumë qytetarë, ndërsa të pranishëm janë edhe zyrtarë të FIFA-s, krerë shtetëror të vendit, personalitete të jetës publike të Kosovës, si dhe i gjithë komuniteti sportiv.

Me rastrin e vdekjes së Fadil Vokrrit, i cili ndërroi jetë dje pas një ataku kardiak, në moshën 57-vjeçare, Presidenca e Kosovës e shpalli ditën e sotme ditë zie, me ç’rast u ulën në gjysmë shtize flamujt shtetërorë në të gjitha institucionet e shtetit, si në vend, ashtu edhe jashtë tij.

Gjithashtu, homazhe njeriut që e promovoi Kosovën në tërë botën përmes futbollit, iu dhanë edhe në Kuvendin e Kosovës.

Related posts

ZYRTARE/ Transferim gjigant për shqiptarin e Serie A tek Roma, ja emri

Delo.autor

Ylli i Atletico Madrid snobon Napolin dhe Manchester City

Sadik.Autor

SERIE A/JUVE në pritje të golit të parë të RONALDOS, transfertë e vështirë për MILANIN

Isa.Autor

Leave a Comment