Futboll Seria A

Paraqitjet fantastike në Serie A, Barcelona dhe PSG gati ofertat për yllin e Romës

Barcelona dhe Paris Saint-Germain janë të interesuara për portierin e Romës, Alisson, sipas Gazzetta dello Sport.

Përveç tyre, raportohet se edhe Liverpooli ka shfaqur interesim për të, më pak se një vit pasi ia rrëmbeu Romës anësorin, Mohamed Salah.

PSG ka kohë që e kërkon një portier pasi Kevin Trapp dhe Alphonse Areola nuk kanë gjetur formën më të mirë për ta siguruar statusin e startuesit në skuadrën parisiene.

Ndërkohë, porta e Barcelonës, duket e sigurt me Marc-Andre ter Stegen në mes të shtyllave, por skuadra katalane mund t’i sjellë më shumë konkurrencë gjermanit.

Alisson e pasoi Wojciech Szczesny si numri një i Romës verën që lamë pas dhe prej atëherë është startues i rregullt, madje duke e ndihmuar skuadrën të jetë në garë për titull në Serie A dhe ta arrijë 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.

Related posts

Dybala shihet nga klubi francez i PSG si zëvendësuesi ideal për Neymarin.

Q.Autor

Zgjimi i hidhur i INTERIT/ Sulmi nuk funksionon dhe Spalletti ka shumë dilema

Isa.Autor

BEFASUESE/ Kriza ekonomike nuk kursen as Del Piero-n dhe bashkëshorten e tij, ata detyrohen të…

Delo.autor

Leave a Comment