Futboll La Liga Sport

Messi: Për të fituar Champions-in na duhet ai…

Ne sezonin e porsa mbyllur Barcelona fitoi kampionatin dhe Kupën e Mbretit, por dështoi sërish në Champions League, duke mos mundur të kualifikohet në gjysmëfinale, pasi u mund 3-0 në “Olimpico” kundër Romës. Sezonin e ardhshëm objektivi është padyshim që të marrë në shtëpi kupën me vëshët e mëdha dhe për ta realizuar këtë objektiv, sipas Lionel Messi, nevojiten futbollistët më të mirë.

Jashtëtoksori argjentinas, i intervistuar nga e përditshmja spanjolle ‘Sport’ foli ndër të tjera edhe për Antonie Griezmann, sulmuesin e Atletico Madrid që pëlqehet aq shumë nga katalanasit.

“Nuk e di nëse blerja e tij është prioritar për klubin, por për të arritur objektivin që kemi, trofeun e Champions League, nevojitet të kesh futbollistët më të mirë. Dhe ai është mes tyre. Në tre vitet e fundit jemi eliminuar në çerekfinale dhe kjo gjë nuk mund të ndodhë, aq më pak në të njëjtën mënyrë si ndodhi me Romën”, deklaroi Messi.

Related posts

5 KARTONË TË KUQ NË “NIKO DOVANA”/ Teuta mposht Kampionët e Superiores dhe i zhyt në krizë

Delo.autor

Tifozi i zhveshur bëhet protagonist duke ndërprerë takimin në kampionatin çek

Sadik.Autor

MESSI I RIKTHEHET “MAGJISË”/ Driblon mes 5 lojtarëve në zonë dhe shënon (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment