Futboll Ligue 1 Sport

E ARDHMJA E NEYMAR LARG FRANCËS/ PSG propozon shkëmbim brazilianësh me gjigantin spanjoll…

“Martesa” mes Neymar dhe PSG sa vjen e shkon drejt fundit. Ylli brazialian thuhet se ka prishur çdo marrëdhënie me drejtuesit francez, të cilët kërkojnë që të çlirohen njëherë e më parë nga shërbimet e tij.

Nga kjo situatë kërkon që të përfitojë Reali i Madridit. Spanjollët shikojnë te Neymar njeriun ideal për të mbushur hapësirën e lënë bosh prej largimit të Cristiano Ronaldo.

Por, për të arritur te kartoni i sulmuesit 27 vjeçar, gazeta “AS” zbulon se Reali i Madridit duhet të sakrifikojë yllin e saj të ri, Vinicius JR.

Sipas saj, PSG kërkon domosdo në shkëmbim kartonin e 19 vjeçarit. Operacion i cili nuk preferohet aspak nga Reali i Madridit, i cili për momentin e konsideron Vinicius si yllin e ri të “Los Blancos”.

Related posts

DUAN TITULLIN/ Rikthehet INTERI i madh, zikaltërit gjejnë një MODRIÇ të “ri”

Isa.Autor

Nga Van Basten-Sacchi te Pogba-Mourinho, United kërcënon francezin

Q.Autor

Torres fiton “Europa Leaguen” e parë me klubin e tij të…

Sadik.Autor

Leave a Comment