Futboll La Liga

Paco Alcacer drejt transferimit në kampionatin anglez

 Sulmuesi spanjoll i Barcelonës, Paco Alcacer pritet të largohet nga ‘Camp Nou’.

Minutat e pakta nën dispozicion këtë edicion kanë bërë që Paco të mendojë largimin nga Barcelona.

E ardhmja e sulmuesit spanjoll duket se do të jetë në kampionatin anglez Ligën Premier.

Së fundmi është skuadra e Evertonit që ka shprehur interesim dhe ka gati një ofertë për transferimin e tij.

Sipas medieve angleze, Everton po mendon të ofrojë 30 milionë euro për transferimin e sulmuesit në ‘Godison Park’.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbeten edhe dy skuadrat tjera angleze Newcastle United dhe Watford.

24-vjeçari ka zhvilluar 10 ndeshje në të gjitha garat për Barcelonën këtë edicion duke shënuar pesë gola.

Paco iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2016 nga Valencia ndërsa ka kontratë deri në vitin 2021.

Related posts

DY YJET E EKIPIT SHIHEN LARG INTER/ Marotta konfirmon: Nuk bëjnë pjesë në projektin tonë…

Delo.autor

BARCELONA NDALET NGA SOCIEDAD/ Griezmann dhe Suarez nuk mjaftojnë

Delo.autor

LIVE| Teuta-Skënderbeu, Shpërthen festa në “Niko Dovana”. Skuadra e Shkëmbit shënon golin e dytë

Delo.autor

Leave a Comment