Champions League

Shorti i Champions është “i pilotuar”, këto do të jenë çiftet e 1/8-ve

Të hënën, më 11 dhjetor, në Nyon do të hidhet shorti i 1/8-ve të Champions League, janë 16 skuadrat e kualifikuara, të cilat janë ndarë në dy grupe me nga tetë ekipe, në varësi të pozicioneve që kanë zënë në grupet respektive. Juventus (e dyta në grup) dhe Roma (e para) do të njohin emrat e kundërshtarëve me të cilët do të ndeshen në fazën me eliminim direkt, e cila do të zhvillohet mes shkurtit (ndeshjet e para do të luhen më 13/14 dhe 20/21) dhe marsit (ndeshjet e kthimit do të luhen më 6/7 dhe 13/14).

Rregullorja është e qartë: nuk është e mundur që të ndeshen skuadra nga i njëjti vend, formacione që kanë qenë pjesë në të njëjtin grup dhe skuadra që janë përfshirë në të njtjën vazo. Të gjitha këto arsye e kanë kthyer këtë short në një nga më të kushtëzuarit e historisë. Chelsea ka vetëm 3 rivalë të mundshëm dhe 44% të mundësive që të ndeshet me Barcelona-n. Gazetari spanjoll  @2010MisterChip, i cili ka marrë si shembull pikërisht rastin e skuadrave angleze, ka nxjerrë, në bazë të një përllogaritje statistikore që prodhon përqindje, çiftet e mundshme të shortit.

Sepse është një short “i pilotuar”. Përveç kritereve të përmendur më sipër, prania e pesë skuadrave të Premier League (4 nga të cilat kanë dalë të parat në grup) e kanë ngushtuar akoma më shumë rrethin e mundësive, me “Blutë” që nuk do të ndeshen sigurisht me Manchester City, Manchester United, Tottenham dhe Liverpool,  përveç Roma-s, që e ka pasur në grup. Kë mund të peshkojnë londinezët? Një mes Barcelona-s, Paris Saint-Germain dhe Besiktas.

Ndërkohë, ka shumë mundësi (74%) që skuadra e Allegri-t të ndeshet me një ekip të Premier League, duke parë se 4 nga 6 kundërshtarët e mundshëm luajnë në Angli: Manchester City (18.334%), Manchester United (18.334%), Liverpool (18.853%) dhe Tottenham (18.853%). 26% i mbetur përfshin Paris Saint Germain dhe Besiktas.

Bayern dhe Real Madrid mund të jenë në rrugën e Roma-s. Verdhekuqtë, që e kanë mbyllur grupin në vendin e parë, do të shmangë sigurisht klubet e Premier League (edhe Chelsea), si United, City, Liverpool dhe Tottenham, të gjitha, ashtu si Roma, mes ekipeve që kanë fituar grupet respektive. Për këtë arsye, kundërshtarët më të mundshëm për Roma-n janë Real Madrid dhe Sevilla (18.853%). Më pas vijnë Bayern Munich dhe Porto (15.314%), dhe Shakhtar Donetsk e Basilea (15.833%).

Related posts

SPEKTAKËL NË CHAMPIONS/ Ajaxi trondit “Los Blancos” me 2 gola në 18 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Gjesti brilant i futbollistit të Liverpool, ja si i befason at e birë për finalen e “Championsit”

Sadik.Autor

NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS AJAX-JUVENTUS/ Ish-lojtari i “Axurrëve”: Allegri rrezikon të…

Delo.autor

Leave a Comment