Futboll Sport

Forma, taktika dhe golat, çfarë duhet të korigjojë Spanja!

Një barazim po aq i pamerituar sa edhe i papritur ndaj Zvicrës dhe një fitore po aq e drejtë sa edhe jobindëse ndaj Tunizisë e kanë vendosur Spanjën në një pozicion mes alarmit dhe qetësisë. Baza e betonuar nga Lopetegui me fitore dhe barazime, duke mos u mposhtur asnjëherë, shfaqi disa pika delikate, të cilat duhet të marrin përgjigje pak përpara Kupës së Botës. Duhen nxjerrë përfundime për problemet që u shfaqën dhe duhen monitoruar dhe korrigjuar. Aspas e paralajmëroi atë: “Kishim pritshmëri më të mira përpara grumbullimit”.

Dyshime për gjendjen fizike Më shumë në Krasnodar sesa në Vijareal, u perceptua një Spanjë mjaft e lodhur. Kjo është deri diku logjike, duke parë se është një ekip yjesh, disa prej të cilëve janë shtrydhur nga klubet e tyre elitare. Kjo u vu re me presingun, një skuadër shumë më e tërhequr dhe e lodhur sesa e kemi parë zakonisht me Lopeteguin. Por u pa edhe te fantazia: pak shkëndijë dhe më pak magji. Dhe një skuadër pak e vonuar dhe e çorientuar, duke e bërë një ekip të përballueshëm për Zvicrën dhe Tunizinë.

Pa thellësinë e nevojshme Ky është rreziku më i madh i kësaj kombëtareje, e cila aleatin e saj më të mirë ka topin. Por pasimet e shumta bëjnë ndonjëherë që të humbasë në një futboll shumë barok. “Ndonjëherë duhet të godasësh nga jashtë zone, ka raste ku duhet të tregohesh më i drejtpërdrejtë”, pranoi Koke pas ndeshjes së fundit, duke e vënë theksin se mungon më shumë rrjedhshmëri dhe vertikalitet, sidomos në zbritjet nga krahët, dy prej armëve sekrete të kësaj Spanje.



Sasia e duhur e golave
 Spanja e Kupës së Botës 2010, ndoshta më e mira ndonjëherë, me shumë rend dhe pa më pak durim, shkoi në Afrikën e Jugut për të ngritur kupën. Kjo kombëtare të kujton pikërisht atë, sepse shpenzon pak, për t’i marrë frytet në ndeshjet më të forta. Kundër Tunizisë, skuadra u rikthye në dhomat e zhveshjes me 70.7% të zotërimit të topit dhe pa ndonjë gjuajtje në portë. Goditjen e parë e bëri në minutën e 64-ët. Në fund Aspas e shpëtoi skuadrën. Por në Rusi, skuadra nuk duhet të jetë kaq dorështrënguar.

Related posts

EMRE CAN DËSHIRON TË LARGOHET/ Juventus vihet në lëvizje, projekton shkëmbimin…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ SAN MARINOS/ Reja: Broja-Uzuni ishte gjëja më e mirë e ndeshjes. Nuk më pëlqyen…

Delo.autor

Mesazhe të koduara/ Bale dërgon “sinjale” harmonie në adresë të Pogbasë

Sadik.Autor

Leave a Comment