Futboll Seria A Sport

Carlo Ancelotti zbulon ekipin favorit dhe dy surprizat e Botërorit

Carlo Ancelotti, trajneri i ri i Napolit, ka bërë sot parashikimet e tij mbi Kupën e Botës ‘Rusi 2018’. “Kush do të fitojë? Mendoj se Brazili ka më shumë shanse, duke vlerësuar që trajneri i ri Tite ka ndërtuar një mbrojtje vërtetë të fortë dhe duke konsideruar gjithashtu kualitetin e tyre në ofensivë, ky miks i dy cilësive i bën favoritë të vërtetë. Për më tepër, në Kupën e Botës fituesi përgjithësi është pjesë e të njëjtit grup vendesh, kështu që njëri mes Brazilit, Argjentinës, Gjermanisë ose Spanjës. Natyrisht fatkeqësi për Italinë që nuk është në këtë Botëror”, deklaroi Ancelotti.

Në parashikimin e tij për “World Cup and Economics 2018”, ndër të tjera ka përmendur edhe ato që sipas tij mund të konsiderohen si surpriza të këtij evenimenti gjigant. “Surpriza? Dy outsider të mundshëm mund të jenë Belgjika, me shumë futbollistë që mbërrijnë nga Premier League dhe Kroacia që ka një miksim të mirë mes eksperiencës dhe cilësisë”, u shpreh tekniku emilian.

Related posts

Real-Bayern, 5 ndeshjet që mbetën në histori (FOTO)

Sadik.Autor

Kovacic bën humor: Liverpool nuk ka shanse për titull, për faj të një lojtari

Isa.Autor

“I LË GJËRAT PËR NË FUND”/ Rrëfehet Ilir Daja: Eci me shpejtësi, se policët më njohin dhe më…

Delo.autor

Leave a Comment