Futboll Sport

“TË KUQTË NË ZI”/ Dhimbje para derbit, Partizani humbet tifozin special

Një ditë para derbit, Partizani i thotë lamtumirë përgjithmonë një tifozi special, Leos. Të gjithë e njihnin Leon. Pasi ishte gjithmonë aty, me shallin e Partizanit në qafë, i ulur në karrocën e tij për aftësi ndryshe, duke bërë tifo me shpirt për ekipin e kuq.

Edhe nëse ekipi i Skënder Gegës do të futet në fushë pa mungesa të premten, do të ndihet një boshllëk i madh në anë të saj, aty ku për herë të parë nuk do të jetë Leo.

Ekipi i Partizanit nëpërmjet një komunikimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet për familjen Cara. Konkretisht në të është shkruar:

“LAMTUMIRË LEO!

Klubi shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Cara, për humbjen e Leos. Tifozi i veçantë me aftësi të kufizuara fizike i cili nuk linte ndeshje të skuadrës pa ndjekur dhe përkrahur në stadium, ka humbur betejën me jetën. Dashuria e tij për fanellën e kuqe e identifikoi vogëlushin si një prej mbështetësve më special të familjes së kuqe. Klubi i gjendet pranë familjes Cara në këto momente të vështira.

#PrehuNëPaqeLEO!”

Related posts

Skuadër e pathyeshme/ Ja si do duket super formacioni i Juventusin me Ronaldon (FOTO)

Isa.Autor

INTERI “NGRE KOKËN”/ Spalletti: Tentojmë t’ia vështirësojmë jetën vetes, duke punuar kështu Icardi…

Isa.Autor

Lajme të mira për Bruno Telushin pas operacionit në gju

Q.Autor

Leave a Comment