Futboll Sport

Shkëlqen Belgjika/ Lukaku dhe Mertens të papërmbajtshëm ndaj Kosta Rikës(VIDEO)

Belgjika shkëlqen edhe në miqësoren e fundit përpara udhëtimit për në Rusi, aty ku shikohet nga të gjithë si një prej 5 skuadrave favorite për të ngritur lart trofeun e Kupës së Botës. Në Bruksel skuadra e Roberto Martinez mposhti 4-1 me përmbysje Kosta Rikën duke dhuruar spektakël për tifozët e pranishëm në stadium.

Golit të Bryan Ruiz në minutën e 24-ët iu përgjigjën, Mertens dhe Lukaku me dy sulmuesve e Djajëve të Kuq që përmbysën shifrat përpara pushimit. Në fraksionin e dytë të lojës Belgjika shënoi edhe 2 herë të tjera me sulmuesin e Manchester United Romelu Lukaku dhe bomberin tjetër Michy Batshuayi i cili zëvendësoi Dries Mertens. Hazard me shokë krijaun edhe shumë raste të tjera por nuk arritën të gjenin më rrugën e rrjetës megjithatë kjo fitore e thellë tregon potencialin e Belgjikës që pritet të zhvillojë një Botëror të madh.

https://youtu.be/Cyg8O595UU4

Related posts

SHËNOI MË SHUMË GOLA/ Bale fitues i “Topit të Artë” në Kupën e Botës për Klube

Delo.autor

SPEKTAKËL NË PREMIER/ Chelsea realizon dy gola të shpjetë, përmbysja fillon me një gjuajtje të gabuar (VIDEO)

Delo.autor

NDIZET ALARMI I KUQ PËR TRAJNERIN PIOL/ Milan pushtohet nga dëmtimet, 5 lojtarë “out”. Ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment