Futboll Seria A Sport

TARE I DEL NË MBROJTJE SARRIT/ Tekniku italian kritikon ekipin: Ishim të fikur

Edhe përpara ndeshjes kundër Milanit, drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, konfirmoi besimin dhe idenë për të shpejtuar sa më shumë rinovimin me Mauricio Sarrin.

“Ai është shumë i rëndësishëm për idenë e futbollit që duam të shprehim ne dhe shpejt do të mbyllim gjithçka”, ishin fjalët e Tares.

Por, ndërsa drejtuesit janë të lumtur me punën e trajnerit, është vetë Sarri ai që kritikon ashpër skuadrën: “Ishim të fikur dhe shpresoj që problemi ndaj Milanit të ketë qenë i lidhur thjesht me formën fizike, me lodhjen e akumuluar, sepse ndryshe do të ishte diçka shqetësuese për të gjithë ne. Në periudhën e fundit kishim bërë paraqitje të mira, por sot iu rikthyem sërish gabimeve amatoreske të së kaluarës dhe kjo gjë jo vetëm që nuk më pëlqen, por është e papranueshme”.

Related posts

PAS SUKSESIT HISTORIK/ Kosova një vit e gjysmë larg ëndrrës Euro 2020

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Lorik Cana tregon projektin e madh: Do blej një klub jashtë Shqipërisë

Isa.Autor

Michel Platini fiton pafajësinë: Do t’i rikthehem futbollit

Sadik.Autor

Leave a Comment