Bundesliga Futboll Sport

Manuel Neuer: Jam gati, Gjermania e uritur për të mbrojtur titullin

Manuel Neuer po pret me padurim të nisë Botërori, ku dëshiron të jetë protagonist absolut ashtu si katër vitë më parë në Brazil. I konfirmuar vetëm në momentet e fundit në listën përfundimtare nga Joakim Low, “gardiani” i Bayernit ndihet gati për të dhënë maksimumin si titullar me “Pancerat”.

“Jam shumë mirë dhe nuk e kam humbur besimin. Jam i bindur se do të zhvilloj një turne pozitiv. Kam shumë besim dhe jam i supermotivuar, portieri nuk duhet të përcjellë frikë te pjesa tjetër e skuadrës.

32-vjeçari shpreson të rikonfirmohet kampion bote dhe thekson se Gjermania është po aq e uritur si katër vite më parë.

“Të gjithë duan të mundin Gjermaninë, edhe kur nuk nisemi si favoritë për ta fituar Botërorin. Kemi më shumë pervojë se katër vite më parë dhe jemi të gjithë të uritur për të të tjera fitore.”

Në këtë intervistë me Gazzetta Dello Sport, komentoi edhe lamtumirën e Gigi Buffon nga Juventusi.

“Është iniciativë e bukur të pozosh me fanellën e Gigit me rastin e lamtumirës së tij nga Juventusi. Pozova edhe me gishtin drejtuar lart, siç bën gjithmonë Buffon. Mungesa e tij në Botëror do të ndihet, sepse është një portier i madh, madje unik.”

Related posts

KRITIKON ASHPËR “KATALANASIT”/ Stoichkov: Sa herë që Griezmann është në fushë, Barcelona luan me…

Delo.autor

KLUBI NË KRIZË TË THELLË/ Humbjet marramendëse të Barcelona-s, zbulohet shifra e frikshme

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Ceremonia e lamtumirës së legjendës të NBA me bileta, të ardhurat për bamirësi

Delo.autor

Leave a Comment