Futboll Seria A

Milani dhe Chelsea planifikojnë një shkëmbim të bujshëm që kënaq të dyja palët

Nga merkato e bllokuar, me çdo mundësi, duke marrë parasysh dhe peshën e kushtëzimit nga UEFA për “Fair Play-in Financiar”, kuqezinjtë po nxitojnë që të gjejnë një tjetër skenar për të bërë ndërhyrjet e tyre. Prioritet, padyshim, mbetet shfrytëzimi i të gjitha mundësive dhe gjetjeve të resurseve më të mira që janë në dispozicion, duke parë dhe aftësitë teknike.

E thënë ndryshe: imagjinoni hipotezën e shkëmbimit të nivelit të lartë të rendimentit. Dhe, në këtë drejtim, ideja që vjen në “Casa Milan” është ajo e një shkëmbimi kartonësh me Chelsea-n, të jepet Donnarumma për të fituar në shkëmbim shërbimet e Morata-s. Në këtë mënyrë, me një goditje të vetme, Djalli do të sistemojë dy nevoja: nga njëra anë t’i japë Gattuso-s bomberin e kërkuar, dhe, nga ana tjetër të largojë portierin për t’i dhënë hapësirë Reina-s.

E vërteta në fakt është se, në këtë moment, për Gigio-n nuk ekzistojnë oferta konkrete. Milan, i cili pret të shesë atë për 70 milion euro, mbetet i pavendosur. Objekti i dëshirave për shumë klube të mëdhenj në Europë u bë Alisson, i cili shkëlqeu te Roma. Dhe, përderisa të vendoset fati i tij, është e vështirë që të imagjinohet nëse Real Madrid apo Liverpool do të kthejnë sytë te Donnarumma.

Por, gjatë periudhës së fundit është Chelsea që i është bashkuar garës për të afruar një portier. “Blutë e Londrës” tashmë mund të largojnë Thibaut Curtois, për shkak të debateve të shumta mes lojtarit dhe klubit. Kjo është arsyeja pse ai mund të japë lamtumirën. Nga ana tjetër, numri një i Belgjikës ka kontratë deri në fund të vitit 2019, kështu që për klubin anglez është shansi i fundit për të fituar diçka nga shitja e tij.

Related posts

VAZHDON ME SERITË E FITOREVE/ Manchester City mposht Wolves shkëputet në krye të Premier

Delo.autor

Xherdan Shaqiri: Urime ditëlindjen Zvicra ime e dashur

Sadik.Autor

PRITET ZYRTARIZIMI/ Rangnick përgatitet të drejtojë Manchester United. Në 2016-ën tha: Është shumë i vjetër

Delo.autor

Leave a Comment