Futboll Seria A Sport

Mirabelli flet për Andre Silva dhe Falcao, i hap derën yllit të PSG-së

Shkëmbim Andre Silva-Falcao? I pamundur”. Në këtë më mënyrë Massimiliano Mirabelli, direkt nga Rusia, ka komentuar zërat e merkatos për një marrëveshje të mundshme mes Milan dhe Monaco.

Drejtori sportiv i Milan ka shtuar: “Kolumbiani është një lojtar i madh, por është në fazën e mbylljes së karrierës, ndërsa sulmuesi që ne kemi është shumë i ri dhe vuajti në vitin e parë, por duhet t’i japim kohë të ambientohet në Serie A. Jam i bindur se do të bëhet mes lojtarëve më të fortë të planetit.”

Edhe e ardhmja e portierit Donnarumma është një temë e nxehtë në shtëpinë kuqezi: “Tani ka një heshtje të madhe rreth tij dhe kjo është shumë mirë duke parë shumë gjërat që janë thënë. Eshtë një thesar i futbollist italian dhe mendojmë ta mbajmë për një kohë të gjatë. Edhe Raiola është qetësuar dhe mendoj se nuk do të ketë më probleme. Ai mbetet portieri i Milan.”

Mirabelli, që do të ndjek nga afër Botërorin në Rusi, në shoqërinë e trajnerit Gattuso, për të “piketuar” ndonjë përforcim, shtoi foli për Thiago Silva, që ka shprehur dëshirën për t’u kthyer te kuqezinjtë: “Futbollist i madh, shumë ëndërrojnë të luajnë me Milan sepse jemi një klub i lavdishëm. Të shohim, dera për të nuk është e mbyllur.”

Related posts

PAS ZBARKIMIT NË TORINO/ Simeone: Ju tregoj detajet në favor të Juventusit…

Delo.autor

E BUJSHME/ NEYMAR “i shkel syrin” ANGLISË: Herët a vonë, çdo kampion duhet të…

Isa.Autor

Arsenali në avantazh ndaj Crystal Palace, Mustafi autor i golit (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment