Moto GP Sport

Rossi lëshon alarmin: Situatë kritike, nuk arrijmë dot të rivalizojmë

“Është e qartë që gjërat nuk funksionojnë, jemi të avashtë dhe duhet të reagojmë sa më shpejt. Situata është kritike”, ka deklaruar Valentino Rossi, piloti i Yamaha, që dje u rendit në vendin e pestë në garën e zhvilluar në pistën e Jerez. Akoma edhe më keq u paraqit shoku i tij i skuadrës Maverick Vinales, i shtati, një garë ku motori japonez u paraqit dobët dhe konfirmoi vështirësitë që ka në pistë.

“Situata është më keq nga sa mendoja, pasi shpresoja që të isha më i shpejtë në pistë. Është turp të mendosh se jemi të kënaqur me vendin e pestë, pasi dhamë maksimumin në pistë. Nëse nuk do të kishte qenë rrëzimi i tre pilotëve, do të ishim në vendin e tetë. Jemi të avashtë dhe nuk reagojmë dot, një problem që duhet ta zgjidhim sa më shpejt. Kjo është alarmante”, u shpreh Valentino Rossi.

Related posts

“DUAM TA KTHEJMË ITALINË ATJE KU E MERITON”/ Mancini lumturon tifozët: Do fillojmë të mendojmë për…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milani pranë akordit me futbollistin shqiptar të “Topçinjve”…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Milan shkruan historinë, askush më keq se Ibrahimovic në Europë

Delo.autor

Leave a Comment