Futboll Sports

Ja cili do të jetë gjyqtari i parë në “Rusi 2018”!

Argjentinasi Nestor Pitana do të jetë gjyqtari i ndeshjes së parë të Kupës së Botës 2018 mes Rusisë dhe Arabisë Saudite, e cila do të luhet më 12 qershor në “Luzhniki Stadium” në Moskë. Ndihmësit e tij do të jenë Juan Pablo Bellati dhe Hernan Maidana, me brazilianin Sandro Ricci, si gjyqtar i katërt.

Në këtë Botëror do të futet edhe VAR (moviola në ndihmë të gjyqtarëve). Në ndeshjen e parë të “Rusi 2018” në regjinë e VAR do të ulen italianët Massimiliano Irrati dhe Daniele Orsato, argjentinasi Mauro Vigliano dhe kiliani Carlos Astroza.

Nestor Pitana do të bëhet argjentinasi i dytë që merr pjesë në dy Botërorë si gjyqtar, pas Norberto Coerezza, që gjykoi ndeshje në vitet 1970 dhe 1978.

Pitana është një nga gjyqtarët më me përvojë në amerikën-latine, gjykoi Francë-Gjermani, çerekfinalen e Kupës së Botës 2014. Ai drejtoi edhe gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike në Rio, Gjermani-Nigeri si dhe gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave në vitin e kaluar, Gjermani-Meksikë.

Related posts

SKEDINA E DITES/ Provo për një dorë të mirë me para në fundjavë

Q.Autor

I MAHNITUR NGA YLLI I RI ARGJENTINAS/ Legjenda Hernan Crespo: Ai është kampion i ardhshëm tek Interi

Delo.autor

VLLAZNIA-TIRANA/ Fangaj pritet titullar tek shkodranët, Xhixha starton nga minuta e parë. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Leave a Comment