Futboll Seria A

United ofron 150 milionë euro për Dybala, Pogba bën ndërmjetësin

 

Pas deklaratës së Juventusit se sulmuesi Paulo Dybala vlen 200 milionë euro, në Premier League skuadrat kanë nisur të lëvizin dhe të shënjestrojnë argjentinasin. Dhe duke parë momentin e vështirë, me Lukaku e Ibrahimobic jashtë forme dhe të dëmtuar,

Manchester United është gati të lëvizë në merkaton e janarit, për të sjellë sulmuesin bardhezi. Mediat britanike bëjnë me dije sot se “djajtë e kuq” kanë gati një ofertë prej 150 milionë eurosh për të marrë lojtarin, shumë që bind edhe bardhezinjtë.

Duket se trajneri Jose Mourinho ka vendosur të heqë dorë nga pista që sjell në Manchester francezin Griezmann dhe kërkon që të investojë te një talent tjetër, pikërisht te Dybala. Skuadrat kanë kryer një vit e gjysmë më parë një tjetër marrëveshje të rëndësishme, sic ishte ajo e Paul Pogba, ndaj kjo gjë mund të përsëritet sërish këtë vit.

Francezi duket se po bind Dybala të transferohet në Manchester, ndërkohë që edhe sponsorët Joya e Adidas do të ndihmojnë në këtë transferim marramendës.

Related posts

SKANDALI I DREJTËSISË/ Rudi Vata 12 vite në dyer të institucioneve për të fituar pronat e tij

Delo.autor

GATTUSSO PËRGËZON KUQEZINJTË/ Zbulon arsyen e mungesës së Higuain

Delo.autor

U ELIMINUA NGA LAÇI/ Habit trajneri i Keshlas: Ata që duhej të gjuanin penalltitë refuzuan

Delo.autor

Leave a Comment