Futboll

L’Equipe/ Katër madrilenë në “top-formacionin” e vitit 2017

“Pjesa e luanit” të Real Madridit: Cristiano Ronaldo, Marcelo, Sergio Ramos dhe Luka Modric, janë përfshirë në 11-shen më të mirë (formacionin ideal) të vitit 2017, e cila është përftuar nga prestigjiozja sportive franceze, “L’Equipe”.

Në këtë top-ekip bëjnë pjesë edhe yje të tjerë, si Lionel Messi i Barcelonës, apo futbollisti tjetër, deri verën e kaluar me fanellën Blaugrana, braziliani Neymar. Pikërisht, përforcimi i ri i PSG, Neymar, është i dyti më i përfaqësuar, me gjigandët parizienë që kanë në këtë formacion tre lojtarë në total.

Veç Nyemar, edhe uruguajani Edinson Cavani me Daniel Alves. Ata që e kompletojnë “top 11” janë portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, mbrojtësi i Bayern Munich, Mats Hummels dhe mesfushori i Chelsea, N’Golo Kanté.

“L’Equipe” konsideron se do të ishte e pamendueshme që Real Madridi të mos ishte klubi me më shumë lojtarë në këtë 11-she, duke marrë parasysh se vitin e kaluar fitoi pesë tituj (vetëm “Copa del Rey” mbeti pa pushtuar).

Ronaldo, i cili fitoi çmimet prestigjioze individuale, shënoi 19 gola në Ligën e Kampionëve, në vitin 2017, duke bërë një figurë të pashoqe. Ylli portugez i Real Madridit mori 398 pikë në votimin e bërë nga gazetarët e “L’Equipe” për pozitën e sulmuesit.

Ai ishte në vendin e dytë të të votuarve, me 361 pikë, sa Cavani, i cili shënoi 36 gola në ligën franceze në vitin 2017. Messi, i cili mblodhi 405 pikë në kategorinë e mesfushorit-sulmues, u rendit përpara Neymar (335 pikë), teksa shënoi 40 gola në kampionatin spanjoll, më shumë se të gjithë lojtarët e tjerë në pesë kampionatet më të mëdha europiane.

Megjithatë, ai që mori numrin më të madh të pikëve të të gjitha pozicioneve ishte Sergio Ramos, si mbrojtës qendror, veçanërisht 406 pikë, një shifër shumë më e lartë se Hummels, i dyti në këtë pozicion, me 231 pikë.

Related posts

MILANI NË KAOS/ Befason Gattuso, ndryshon formacionin për Sampdorian

Isa.Autor

“SHUMË I VJETËR DHE I KUSHTUESHËM”/ Kur Chelsea i tha “JO” Contes për…

Delo.autor

I “DASHURUAR” PAS ROMËS/ Jose Mourinho premton besnikëri: Nuk lëviz 100%

F.autor

Leave a Comment