Futboll Sport

Drejtori sportiv i Spanjës i kërkoi presidentit Rubiales që të mos e shkarkojë Lopeteguin

Nënshkrimi i Julen Lopetegui si trajner i ri i Real Madridit në sezonin e ardhshëm tronditi të martën grumbullimin e ekipit kombëtar spanjoll në Krasnodar. Njoftimi e kapi presidentin e RFEF, Luis Rubiales, në Moskë, ku të mërkurën do të shkonte në Kongresin e FIFA-s. Ai mbërriti urgjentisht në Krasnodar.

Pas mbërritjes aty, Rubiales tregoi zemërimin e tij ndaj Lopetegui dhe e pyeti Hierron (drejtorin sportiv të Spanjës) nëse e dinte marrëveshjen mes trajnerit dhe klubit të bardhë. Ish-kapiteni i Spanjës e siguroi se nuk dinte asgjë për këtë, si drejtor sportiv, por e këshilloi presidentin që të mos e largonte në këtë moment trajnerin Lopetegui.

Kjo ishte ideja me të cilën Rubiales arriti në selinë e kombëtares. Vetë Hierro u ofrua ta merrte postin e trajnerit të Spanjës pas Kupës së Botës. Lojtarët, nga ana tjetër, janë të qetë. Çfarëdo që të ndodhë, ata konsiderojnë se mund ta fitojnë Kupën e Botës, edhe me Lopetegui të shkarkuar.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ RENNES/ Tuchel konfirmon: Këtë fundjavë do të fle gjumë i qetë

Delo.autor

Kapiteni i Vllaznisë akuzon rëndë drejtuesit pas rënies nga kategoria: Ja kush ka punuar kundër nesh

Sadik.Autor

Futbollistit të KOMBËTARES i skadon kontrata, mesfushori nuk e harron TIRANËN: Më qan zemra

Isa.Autor

Leave a Comment