Bundesliga Futboll Sport

TËRBOHEN TIFOZËT E BAYERN/ Blerja më e shtrenjtë në histori të klubit rrezikon seriozisht sezonin

Vetëm 45 minuta zgjati ndeshja e së shtunës ndaj Dyseldorfit për Lukas Hernandezin. Blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit gjerman vazhdon të vuajë dëmtimet e njëpasnjëshme që nga koha kur iu bashkua skuadrës bavareze. Kampioni i botës që erdhi nga Atletiko Madrid për 80 milionë euro u zëvendësua në pjesën e dytë nga Mikael Kysons pasi ndjeu dhimbje në rrëzën e kofshës së majtë.

Analizat e kryera dje treguan një zgjatje muskulore të gradës së dytë, çka do të thotë 3-4 javë pushim për mbrojtësin e qendrës. Me të mësuar këtë lajm, tifozët e shumtë të Bajernit nisën të shfrynin ndaj lojtarit të cilin e quajtën “lojtar plastik”. Dëmtimet e shumta kanë sjellë pakënaqësi te mbështetësit të cilët shkruajnë se 80 milionë eurot për të kanë shkuar dëm.

I shqetësuar për dëmtimin e lojtarit ishte dhe trajneri Hansi Flik i cili tha pas ndeshjes se fati nuk ishte me Lukasin këto kohë. “Është për të ardhur keq, pasi ai (Hernandez) ka punuar shumë për të qenë në formën optimale pas dëmtimit të fundit. Shpresojë të rikthehet sa më shpejt në skuadër pasi do të kemi nevojë për të edhe në verë.LUKAS HERNANDEZ

Në Mynih janë të bindur se lojtari nuk do të mund të luajë asnjë ndeshje të kampionatit dhe se rikthimi i tij mund të jetë në finalen e Kupës së Gjermanisë, nëse Bajerni kualifikohet ose në Champions.

Related posts

HUMBI NDESHJEN NDAJ LITUANISË/ Dëmtimi i mesfushorit Sensi kthehet në mister, Mancini mund ta ndëshkojë

Delo.autor

Roma fiton me 10 lojtarë ndaj Veronas, ‘kërcënon’ Interin për Champions

Q.Autor

COVID-19 PO I PRISH FAZËN PËRGATITORE/ Leje speciale nga qeveria për vaksinimin për mesfushorin Bare

Delo.autor

Leave a Comment