Futboll Sports

Nagatomo lojtar i Galatasaray, për 2.8 milionë euro

Raportet në Turqi sugjerojnë se Galatasaray do të blejë përfundimisht mbrojtësin e Inter Yuto Nagatomo për 2.8 milionë euro.

Lojtari i përfaqësueses japoneze kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar i huazuar te gjigantët e Stambollit, por një opsion blerje nuk ishte përfshirë në marrëveshje.

Përfaqësuesit e klubit turk kanë qenë duke negociuar me Zikatrit për një marrëveshje permanente, dhe Aksam raporton se tashmë është gjetur akordi për 2.8 milionë euro.

Klubi italian ka kërkuar në fillim një shifër 4.5 milionë euro, por kur Nagatomo e bëri të qartë se donte të qëndronte në Turqi, Inter ka ulur pretendimet.

Related posts

MERKATO E ÇMENDUR/ Ronaldo kërkon Marselon: Juventusi, ekipi më i mirë

Isa.Autor

E FUNDIT/ Mesfushori Eriksen pëson atak kardiak në fushë, merret vendimi për ndeshjen Danimarkë-Finlandë

Delo.autor

“AJO QË BËMË ISHTE E “ÇMENDUR”/ Klopp analizon detajet e fitore së Liverpoolit në “Old Trafford”

Delo.autor

Leave a Comment