Futboll Sport

VDES LEGJENDA MARADONA/ Avokati i Diegos shpreh dhimbjen: Gjenitë nuk vdesin kurrë

Avokati i Diego Armando Maradonës shprehu dhimbjen për vdekjen tronditëse të klientit të tij ditën e sotme. Për “Rai 1”, Anxhelo Pisani tha se “një gjeni nuk vdes kurrë”.

“Disa muaj më parë dëgjova se Maradona ishte operuar, por tani lajmi është konfirmuar dhe nga familja e tij. Jam i tronditur, por mund t’ju them se një gjeni nuk vdes kurrë, ai do të jetojë gjithmonë në zemrat tona. Kam bashkëpunuar me Diegon për 10 vite, po përgatiteshim për gjyqin e tij të fundit që do të mbahej vitin e ardhshëm. Jam i kënaqur që e solla në Napoli si qytetar të lirë. Tani, ai do ta ndjekë gjyqin nga qielli”, u shpreh avokati i Maradonës Anxhelo Pisani.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Pas një sprinti të frikshëm, Mesfushori Eriksen ndëshkon Islandën (VIDEO)

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Granada realizon dy gola në 10 minuta ndaj Teutës. Soldado shkruan historinë në Durrës (VIDEO)

Delo.autor

“KËPUCA E ARTË”/ Njihuni me listën e golashënuesve më të mirë në Europë, ja favoriti kryesor

Delo.autor

Leave a Comment