Cudirat e Boterorit Futboll Sport

Pije, muzikë dhe futboll/ Tifozi koleksionon 32 markat alkoolike të çdo shteti pjesëmarrës në “Rusi 2018”

Kampionati botëror ngjall pasione të çuditshme te shumë prej fansave. Në Britaninë e Madhe, Gus Hilly tifoz i Cheltenhamit, skuadër lokale në Angli ka arritur të përmbushë objektivin e tij të pazakontë për të koleksionuar pijet alkoolike më të njohura dhe më të mira të secilës prej 32 shteteve që marrin pjesë në “Rusi 2018”.

31-vjeçari e ka arritur këtë sukses duke shpenzuar shumë para në udhëtime për të siguruar pijet. Analisti i industrisë së muzikës u nxit pasi pa një lajm të konkursit për konkurentin e parë që do të arrinte të rreshtone shishet e 32 pijeve kombëtare më të njohura në botë në kohën kur zhvillohej Kupa e Botës “Afrikë e Jugut” 2010.

“Miqtë e mi dhe familja mendojnë se është diçka e vogël e pavlerë. Mendojnë se është një shpenzim i kotë i parasë, por është Kupa e Botës dhe birra dhe ju duhet të ekzaltoheni”, shprehet për pasionin e tij për “Daily Mirror” Gus Hilly.

Hobi i tij njihet dhe në rrjetet sociale, ku ndiqet nga 50.000 veta në “Twitter”.

Related posts

KATASTROFË/ Flamurtari drejt “shkrirjes”, një tjetër titullar pranë largimit

Sadik.Autor

SHKARKIMI I UNAI EMERY/ Ja kandidatët që pritet të marrin drejtimin e Arsenal

Delo.autor

MARRËVESHJA PSG-KEAN/ France Football zbulon prapaskenën

Delo.autor

Leave a Comment