Futboll Sport

E TRISHTË/ Futbolli anglez në zi, vdes nga sëmundje e rëndë ish-trajneri i Premier League

Futbolli anglez është tronditur nga vdekja e ish-trajnerit Glen Roder. 65-vjeçari u nda sot nga jeta pasi vuante prej një kohe të gjatë nga tumori në tru. Ish-tekniku disa ekipeve të Premier Ligës, si: Njukasëll, Uatford, Uest Hem, etj. nuk mundi të rehabilitohej nga sëmundja kanceroze.

Lajmi u konfirmua nga Shoqata e Trajnerëve të Futbollit Anglez

“Glen ishte një zotëri i sjellshëm, që shfaqi përkushtim të madh gjatë karrierës për futbollin. Futbolli ka humbur një shërbëtor të madh sot dhe i shpreh ngushëllimet familjes së Glenit”, shkruhet në njoftimin e Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit Anglez.

Vitet e fundit, Roder ushtronte rolin e kwshilltarit menaxherial pwr klubin e kategorisw sw katwrt nw Angli, Stiveneixh.

Related posts

VOLEJBOLL/ Kupa e Shqipërisë: Skënderbeu përmbys Partizanin, Tirana “leksion” Barleti Volley

Delo.autor

Zhbllokohet derbi i Mançesterit/ Vicent Kompany shënon për Cityn (VIDEO)

Sadik.Autor

RUSI 2018/ Michael Ballack kritikon trajnerin Joachim Low

Sadik.Autor

Leave a Comment