Futboll La Liga Sport

Fenomeni Ronaldo zgjedh midis Messit dhe Cristianos para Kupës së Botës

Ronaldo Nazario, një prej atyre që janë përgjegjës për pjesëmarrjen në ceremoninë e hapjes së Kupës Botërore të Rusisë, foli për ata që do të jenë yjet kryesor të këtij kompeticioni, sidomos Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi.

“Me qëndrimin e tij të mahnitshëm, me mentalitetin e tij të pabesueshëm prej fituesi, Cristiano Ronaldo është një lojtar unik, por unë pranoj se Lionel Messi ka ende më shumë magji në futboll. Me driblingun e tij, tërë mënyra e tij e të luajturit futboll, gjithmonë gjeneron situata të papritura në sulm”, – tha ish-ylli i Real Madridit dhe Barcelonës në një intervistë për gazetën sportive gjermane, “Sport Bild”.

Përveç kësaj, Ronaldo ka pranuar se bashkimi me Real Madridin i ka shërbyer Cristiano Ronaldos për t’u bërë futbollist edhe më shumë i mirë. “Gjëja më e mirë që mund të ndodhë është ndryshimi që ka pësuar te Real Madridi. Te Manchester United ishte i mahnitshëm për numrin e golave ​​të shënuar, por në Madridi është bërë edhe më i plotë”, – shtoi “Fenomeni”.

Lidhur me Kupën e Botës, Ronaldo i kishte thënë këto ditë se ai beson që favoritët mund të jenë: “Brazili mund të fitojë, por edhe Spanjën e shoh me një ekip të madh. Gjermania është gjithmonë shumë e fortë, Argjentina gjithashtu. Franca ka një ekip të ri dhe të talentuar”.

Related posts

Franca tregon shenja të favoritit gjatë miqësores me Irlandën (VIDEO)

Sadik.Autor

SADIKU gëzon kuqezinjtë para Izraelit, lajm SPECIAL nga bomberi SHQIPTARI (FOTO)

Isa.Autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Cadiz. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment