Futboll La Liga Sport

GRIEZMANN RILIND ME SHQIPËRINË/ Barcelonës i kthehen peshat e rënda në stërvitje…

“Besoni tek unë dhe gjithçka do të zgjidhet”. Këto ditë në grumbullimin e Kombëtares franceze kanë qenë të lumtura dhe mjaft të mira për t’u motivuar. Ndihej i fortë për të arritur gjithçka dhe rikthehet në Barcelonë me buzëqeshjen që i kishte munguar.

Me katalanasit kishte 5 ndeshje pa shënuar dhe kjo situatë nuk shqetësonte vetëm Valverden, por edhe Kombëtaren e Francës. U bë “çështje shteti”, aq sa gazeta “L’Equipe” shkruante: Grizman, ku është problemi? Por sapo erdhën kombëtaret dhe grumbullimi nga Franca, Deshamp nuk dëshironte të bënte polemikë. “Nuk jam i shqetësuar për asgjë. Grizman është te Barcelona, sepse ka talent dhe kualitet.

I duhet të përshtatet me lojtarët dhe me sistemin taktik”, tha trajneri. Grizman u rikthye të jetë vetvetja në Tiranë. Një asist, një gol dhe pastaj një përqafim shumë domethënës me Deshampin. Luante më në qendër dhe me Zhirunë kuptohet me symbyllur. Problemi i madh qëndron te fakti që në Barcelonë përpara tij janë Suarez dhe Mesi. Duhet të përshtatet sa më shpejt me rolin e ri në sulm, por pas ndeshjes me Shqipërinë ka besim.

Peshat e rënda

Të gjitha skuadrat po plotësohen me futbollistë pas rikthimit të tyre nga kombëtaret. Te Barcelona u bashkuan në stërvitje ditën e djeshme peshat e rënda si Lionel Mesi, Luis Suarez dhe Buskets. Ata ishin ditën e djeshme nën urdhrat e Valverdes, por pritet gjithashtu që ditën e sotme t’i bashkohen skuadrës lojtarët e tjerë si De Jong, Ter Shtegen, Ansu Fati etj. Në këtë mënyrë, grupi do të jetë i plotë.

Related posts

Nuk i pagoi 100 milionët Muzakës, Tiranës i hiqen 3 pikë nga klasifikimi

Sadik.Autor

E BUJSHME TEK NEWCASTLE/ Trajneri Bruce çmend internetin me paraqitjen e tij në… FIFA 22 (VIDEO)

Delo.autor

Pasi parashikoi ndeshjen Roma-Liverpool, ish-banorja e Big Brother kërkon oferta për parashikime të tjera (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment