Futboll Sport

Deklarata e Ramos përpara se të largohej i nevrikosur nga konferenca për shtyp

Sergio Ramos është larguar në mënyrë sensacionale nga konferenca për shtyp në prag të ndeshjes së parë të Kupës së Botës ndaj Portogalisë, duke pretenduar se i dukej vetja sikur ishte në një funeral.

Kapiteni i Spanjës i ka dhënë fund reshjeve të pyetjeve për trajnerin e shkarkuar Julen Lopetegui duke u larguar nga konferenca.

Ramos dhe trajneri i ri Hierro janë pyetur vetëm për Lopetegui, diçka që pritej por prapëseprapë e ka inatosur së tepërmi kapitenin.

“Më duket sikur jemi në një funeral – por në fakt jemi në Kupën e Botës – një eveniment i mrekullueshëm.

“Duhet të ecim përpara sa më shpejt të jetë e mundur. Natyrisht këto dy ditët e fundit nuk kanë qenë të bukura pasi Julen ishte pjesë e jona. Ai na ka ndihmuar shumë. Por mendoj se skuadra spanjolle është më e rëndësishme se një individ.

“Gjithsesi kemi besim te Hierro. Edhe stafi është ai i vjetri. Do të shihni Spanjën që keni parë gjithmonë – një Spanjë që luan bukur – nuk do ta humbasim përqendrimin.”

Related posts

Duro i gëzohet fitores me një peng dhe një mesazh për Jorgjin

Sadik.Autor

MEDIAT E QUAJNË TË MBARUAR SERGIO RAMOS/ Leonardo: Të vetëdijshëm për dëmtimin që kishte

Delo.autor

Lopetegui: Courtois? Do të flas vetëm për Navas, sepse është fenomenal

Sadik.Autor

Leave a Comment