Futboll Sport

Kampionët e Europës kërkojnë të pushtojnë botën

Cristiano Ronaldo, njeriu që të gjithë prisnin, nuk paraqitet fare në sallën e konferencës për shtyp një ditë para ndeshjes mes Portugalisë së tij dhe Spanjës. Në vend të tij Joao Moutinho. CR7 vendos të vazhdojë stërvitjen për të folur në fushë, kundër shokëve të tij të Real Madrid dhe kundërshtarëve të Barcelonës.

Pyetja e parë për trajnerin Fernando Santos, sigurisht mbi gjendjen e yllit portugez. “Është top, një kapiten i madh brenda dhe jashtë fushe, një lojtar i jashtëzakonshëm. Por të gjithë duhet ta dini, ka diçka më të rëndësishme se Ronaldo dhe se mua, skuadra. Kjo skuadër që mbart cilësi të mëdha”, thotë trajneri kampion Europe.

Derbi iberik nuk mund të ishte më i nxehtë se kaq. Sidomos nga ana spanjolle, me shkarkimin e trjanerit vetëm dy ditë para ndeshjes së madhe. “Nuk mendoj se ky ndryshim do të ndikojë shumë”, thotë Santos me mirësjellje. “Spanja është një skuadër e madhe me shumë cilësi, por të gjithë kanë pikën e tyre të dobët dhe ne do t’ë përpiqemi ta shfrytëzojmë. Ndërsa për vete, duhet të heqim mallkimin pasi nuk kemi fituar kurrë në debutim”.

Kampionët e Europës do të kërkojnë të pushtojnë botën dhe Santos për këtë është i qartë, nuk fshihet aspak: “Spanja është një prej pretendenteve të mëdha për të fituar këtë trofe. Hierro është një trajner shumë i mirë ndërsa ne, nuk duam të tregohemi arrogantë, por besoj se i kemi mundësitë për të fituar. Formacionin nuk e them, sepse as Spanja nuk e ka zbuluar”.

Related posts

VLERËSON AFRIMET E JANARIT/ Pioli: Ibra na ka dhënë zgjidhje që nuk i kishim, personaliteti dhe karakteri i tij…

Delo.autor

RRËFEN MBI TË ARDHMEN E TIJ/ Rodriguez i dëshpëruar: Nuk më duan më. Të shkoj në Kolumbi? Nuk mendoj…

Delo.autor

“ZJARR” NË STËRVITJE/ Broja gati për Chelsea-n, “ndez” derbin me Arsenal (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment