Futboll Premier League

PREMIER LEAGUE/ Ndryshojnë planet për të ardhmen e Antonio Contes

E ardhmja e Antonio Conte te Chelsea dukej e mbyllur përfundimisht, por klubi londinez ka bërë një kthesë radikale dhe sipas “Telegraph”, me urdhër të presidentit Roman Abramovic, italiani 48-vjeçar do të vazhdojë të jetë trajner i londinezëve, edhe në sezonin e ardhshëm.

Ish-trajneri i Juventus nuk dha asnjë shenjë se donte të largohej nga “Stamford Bridge” dhe pas fitores ndaj Manchester United në finalen e FA Cup deklaroi se do të qëndronte në Londër, duke e detyruar Chelsea të paguajë plot 10 milionë euro dëmshpërblim nëse do të mbyllë para kohe kontratën që e ka kohëzgjatjen deri në qershor 2019.

Abramovich, që ka ende probleme personale me vizën angleze, i ka dhënë urdhër drejtuesve të mos e ndryshojnë trajnerin. Emra të tillë si Sarri, Blanc dhe Sampaoli kanë qarkulluar për të drejtuar “blutë”, por në fund të diskutimit, sipas shtypit anglez, për sezonin e tretë radhazi trajneri i Chelsea do të jetë Antonio Conte.

Related posts

TOTTENHAM-MANCHESTER UNITED/ Pas një aksioni perfekt, Fred ndëshkon “Spursat” (VIDEO)

Delo.autor

Inter rikthehet tek ‘dashuria e vjetër’, Sabatini në kontakte me Pastoren

Q.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Liverpool peshkon në Gjermani, pranë marrëveshjes me mesfushorin!

Delo.autor

Leave a Comment