Moto GP Sport

MotoGP/ Rossi përgatit garën e Spanjës: Ja ndryshimi!

“Gjatë viteve të fundit kam pasur rezultate të ndryshme në Montmelo, vitin e kaluar kam luftuar shumë, nuk e prisja fitoren e vitit 2016”. Kështu është shprehur Valentino Rossi, piloti i Yamaha-s, në konferencën për shtyp të pilotëve në prag të Çmimit të Madh të Katalunjës në MotoGP. “Pista ka ndryshuar pamje, ka një asfalt të ri, ka më pak valëzime, ka më shumë ndarje, kjo mund të më ndihmojë në letër”.

Mbi kalimin e Lorenzo-s te Honda, Rossi tha: “Më ka surprizuar ky lajm, nuk kisha dëgjuar asnjë lajm më parë, kanë qenë të zotët për të ruajtur sekretin, nuk e prisja as divorcin e Pedrosa-s me HRC. Mendoj që Honda ka bërë një lëvizje të bukur, ndoshta po të kesh Marquez dhe Lorenzo-n mund t’i krijosh probleme kujtdo, nëse do të isha menaxheri i ekipit do t’i doja në skuadër”.

Dhe për kalimin e mundshëm të Pedrosa-s te Yamaha, Rossi shtoi: “Sot kam parë shumë njerëz në konferencën e Dani-t, mendova se do të njoftonte tërheqjen, për mua është një nga pilotët më të fortë në MotoGP, është një nga rivalët më të fortë. Do të isha i lumtur që të vijoja, por nuk e di kush janë opsionet e tij. Do të ishte pozitive për të gjithë nëse do të vijonte në garonte në MotoGP”, deklaroi italiani i Yamaha-s, Valentino Rossi, i cili garën e shkuar e mbylli në vendin e tretë. Ai arriti në podium pas shumë kohësh, ndërsa tashmë është optimist për të ardhmen, ku mendon se ka më shumë për të dhënë.

Related posts

GATI PËR SEZONIN E TIJ TË 15 ME “LOS BLANCOS”/ Forca e Sergio Ramos tek Real Madrid

Delo.autor

ME MISION FINALEN/ Itali-Spanjë kërkojnë të “pushtojnë” Wembley, detaje dhe shifra nga klasikja

Delo.autor

E BUJSHME/ BARCELONA hidhet në sulm për FRANCEZIN, merr një ”asist” nga…

Isa.Autor

Leave a Comment