Futboll Premier League

​Guardiola do të shpenzojë 57 milionë euro për…

Pep Guardiola pritet të shpenzojë 57 milionë euro gjatë afatit kalimtar të janarit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i bindur se skuadra e tij ka nevojë për përforcime, pavarësisht se po shkëlqen në të gjitha garat.

Lëndim i Gabriel Jesus dhe Vincent Kompany e kanë shtyrë katalonasin të mendojë për transferimin e dy lojtarëve, një sulmuesi dhe një mbrojtësi.

Në sulm preferohet kiliani, Alexis Sanchez, me të cilin kishte punuar gjatë kohës së tij në Barcelonë dhe e njeh shumë mirë.

Ndërsa në mbrojtje në vend të Kompany, Guardiola e dëshiron kapitenin e West Brom, Johny Evans, që në dy vitet e fundit është shndërruar në një nga më të mirët në Premierligë. /Express

Related posts

“EJA TEK BARCELONA”/ Ja telefonata që bindi “Demin” Lautaro!

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Tirana, Vlonjatët në fushë pas 3 javësh. Ekipi i Memës vetëm për fitore

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Barcelona gjen zëvendësuesin e Suarez, ja kush është… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment