Futboll Premier League Seria A

Walcott drejt largimit nga Arsenali, Milan i gatshëm për të përfituar

Sulmuesi anglez Theo Walcott më shumë mundësi do të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit.

Corriere dello Sport raporton se Walcott ia ka ofruar Milanit shërbimet e veta pasi nuk po gjen hapësirë në formacionin e parë të Arsene Wengerit.

Megjithatë, shkruan gazeta italiane, Milan mund ta transferojë Walcottin vetëm përmes një marrëveshjeje për huazim me opsion për ta blerë, pa përmendur faktin se lojtari duhet ta ulë pagën në mënyrë drastike nëse vërtet dëshiron t’iu bashkohet “Kuq e zinjve”.

Po ashtu, turku Arda Turan ia ka ofruar shërbimet e veta Milanit por, përsëri, gjiganti italian nuk është në gjendje ta blejë atë, por vetëm ta huazojë.

Related posts

“EURO 2020″/ Anglia mposht Kroacinë falë Sterling, talenti i Dortmund shkruan historinë

Delo.autor

“Rrëzoi” TIRANËN nga Superiorja/ Arbitri i njohur italian vendos drejtësi ndaj Izraelit

Isa.Autor

Inter – Napoli, formacionet

Q.Autor

Leave a Comment