Sport Të tjera

Liga e Europës, Shqipëria nesër sfida gjysmëfinale ndaj Suedisë

Nesër pasdite, në Nykoping të Suedisë, do të luhen ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Europës në volejboll për femra, divizioni i Argjendtë. Në fazën finale është kualifikuar edhe Shqipëria, e cila në fazën e grupeve u rendit e dyta (Grupi B), duke siguruar të drejtën për të shkuar në “final four” së bashku me Austrinë (e para në grupin B), Suedinë dhe Estoninë (këto të dyja vijnë nga Grupi A).

Sipas shortit, Shqipëria do të luajë më Suedinë organizatore të kësaj faze, ndeshyje e cila do të luhet në orën 16:00, ndërsa në orën 19:00 do të luhet gjysmëfinalja tjetër midis Austrisë dhe Estonisë. Kombëtarja kuqezi e drejtuar nga trajneri Altin Martiri ka mbërritur sot në Suedi dhe është gati për përballjen ndaj kombëtares vendase, në një takim të vështirë për vajzat shqiptare.

Në fazën e grupeve, Shqipëria arriti 5 fitore dhe 1 humbje, duke bërë një paraqitje të mirë dhe për herë të parë pas tri sezonesh radhazi, arrin të kualifikohet për në fazën finale. Grupi i vajzave dhe stafi kanë arritur objektivin për të shkuar në fazën finale, por Shqipëria do të tentojë të bëjë surprizën në këtë event, duke tentuar fitoren e kupës dhe kualifikimin në Divizionin e Artë sezonin tjetër.

Related posts

BARAZIMI ME CADIZ NUK MJAFTON/ Telashe për Barcelonën, Koeman pezullohet me dy ndeshje në La Liga

Delo.autor

LOJËRAT OLIMPIKE/ E bija fitoi medaljen e artë, i ati arrestohet në Paris për sulm seksual

F.autor

NJË NGA ZBULIMET E BOTËRORIT/ Napoli ka gati strategjinë për firmën me mesfushorin që mahniti në Katar

F.autor

Leave a Comment