Futboll Seria A

Juventus/ Polemikat mbi sistemin VAR, Allegri reagon pas episodit ndaj Torinos

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka injoruar dyshimet për VAR-in pas fitores prej 2-0 ndaj Torinos.

Fitorja e Juventusit kurrë nuk u vë në dyshim, teksa Costa arriti të vulosë një volej në pjesë të parë dhe portieri Szczesny asnjëherë nuk u testua seriozisht.

Megjithatë, kishte dilema për golin e dytë të Bianconerëve.

Torino kërkoi gjuajtje të lirë pas ndërhyrjes së Khediras në Acquahn në vazhdën e aksionit për golin e dytë, por gjyqtari e pranoi golin edhe pasi e shikoi incidentin me VAR.

“Nuk e pashë incidentin andaj nuk dua që të komentoj. Kurrë nuk e komentoj VAR-in. Thjesht dua të them se kemi mundur të shnëojmë gola të tjerë”, potencoi Allegri.

Allegri shtoi se Juvja tash gjithë koncentrimin e ka në fundjavë ndaj Cagliarit.

Sipas Max, synimet e Juves janë të qarta dhe ato janë lufta në të gjitha frontet për trofe.

Related posts

TARE-MILAN/ Takimi vendimtar të hënën! Kohëzgjatja e kontratës dhe paga, të gjitha detajet

F.autor

I BËRTITI ARBITRIT “SHKO Q*U!” Ndëshkohet trajneri i Barcelonës U-19 me…

Delo.autor

Zidane flet për të ardhmen në Madrid, ja çfarë thotë tekniku francez

Q.Autor

Leave a Comment