Futboll

Rikthehet në fushë 38-vjeç, ylli uruguajan firmos kontratë profesionale

Diego Forlan do të luajë edhe në moshën 38-vjeçare në futbollin profesional, pas nënshkrimit të kontratës me Kitchee SC.

Kjo marrëveshje vjen pas një sezoni pasivitet, si përforcim për kampionin e Hong Kong-ut. Kthimi i Forlan në fushë vjen pasi tha “lamtumirë” në dhjetor 2016, me Mumbai City, në Indi. Uruguajani, me 112 ndeshje, udhëtoi drejt Hong Kong-ut të mërkurën dhe do të paraqitet të nesërmen në një konferencë shtypi.

Forlan, si përforcim i Kitchee, do të përballet për herë të parë me fazën e grupeve të “Champions League AFC”, duke filluar nga 13 shkurti i ardhshëm. Sulmuesi uruguajan fitoi titullin me Manchester United dhe “FA Cup”, edhe La Liga-n, duke u bërë golashënuesi më i mirë në sezonin 2004-2005 me Villarreal, teksa fitoi edicionin e parë të “Europa League”.

Me Atlético Madrid fitoi Superkupën Europiane disa muaj më vonë.

Related posts

TRANSFERTA SFILITËSE PËR PARTIZANIN/ Dy ndeshje në tri ditë dhe… 620 km

Delo.autor

“Ai është trajneri më i dështuar i historisë së Premier League, Rashford nga ai do të mësonte si të humbiste”

Q.Autor

GUARDIOLA MË PRANË LARGIMIT/ Në Angli zbulojnë pasuesin e spanjollit tek Manchester Cityt

Delo.autor

Leave a Comment