Futboll Sport

“Tërbohen” korçarët/ Ilir Daja nuk do të jetë i vetmi që zbarkojë në Vlorë (DETAJE)

Sinan Idrizi duket se nuk do të dorëzohet derisa të marrë në “shtëpi” trajnerin Ilir Daja. Administratori i Flamurtarit ka konfirmuar se çështja e trajneri është e kryer dhe se kanë mbetur vetëm pak detaje për të quajtur marrëveshjen të mbyllur.

Së fundmi zbulohet se dje është zhvilluar një takim mes Dajës dhe Idrizit, ku është diskutuar lidhur me këtë çështje. Mësohet se Daja nuk do të jetë i vetmi që do zhvendoset nga Korça në Vlorë. Trajneri do marrë me vete dhe lojtarë që kanë kontrata me Skënderbeun.

Njëri prej emrave më të lakuar është ai i Sabjen Lilajt, i cili edhe pse u fol se do largohej jashtë pas largimit nga kampi korçar, të rejat e fundit e çojnë në Vlorë. Ky nuk pritet të jetë i vetmi lojtar i Skënderbeut që pritet të bashkohet me Flamurtarin, pasi përfliten dhe emra të tjerë, të cilët janë mbajtur sekret deri në një moment të dytë, derisa gjithçka të ketë marrë formë të plotë.

Related posts

MILAN-CAGLIARI/ “Kuqezinjtë” e Piolit kërkojnë fitoren e dytë në këtë kampionat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DISFATA ZHGËNJYESE NË CHAMPIONS/ Memet “MASAKROJNË” Juventusin në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

BËN GODITJEN E BUJSHME/ Dortmund transferon talentin U17 më të shtrenjtë në planet!

Delo.autor

Leave a Comment