Bundesliga Futboll Sport

HABIT Kimmich/ Talenti i Bayern Munich nuk dëshiron të krahasohet me legjendën gjermane

Joshua Kimmich, anësori i djathtë e ekipit kombëtar gjerman, debutues në Botërorin e Rusisë, të dielën ndaj Meksikës, në ndeshjen e parë të Grupit F, do që të shmangë çdo krahasim të mundshëm me Phillip Lahm, ish-anësorin e djathtë dhe kapitenin e Gjermanisë në Botërorin e Brazilit, para 4 vitesh, ku “Manschaft” u shpall kampione bote.

“Lahm dominonte pozicionin dhe ishte një udhëheqës absolut. Unë jam 23 vjeç dhe është e qartë se nuk mund ta krahasoj veten me të, për këtë nuk kam shumë përvojë, – shpjegoi Kimmich, një yll i lulëzuar te Bayern Munich dhe ekipi kombëtar gjerman, në të cilin ai zëvendëson lojtarin me të cilin shumë e krahasojnë.

– As nuk dua ta imitoj atë, unë jam Joshua Kimmich, nuk jam Lahm II”, – tha djaloshi i ri në konferencën për shtyp, të mbajtur në Vatutinki, në periferi të Moskës, në vendgrumbullimin e kombëtares gjermane. Kimmich ishte, së bashku me Draxler, lideri i madh i Kupës së fundit të Konfederatave, të diskutuar një vit më parë në Rusi.

Në atë turne, gjermanët u përballën gjithashtu me Meksikën, në gjysmëfinale. “Nuk është e njëjta skuadër si një vit më parë. Ata kanë ndryshuar për mirë. Ata janë një ekip, që dinë si të shfrytëzojnë gabimet e bëra nga rivalët. Por ne nuk jemi skuadra e Kupës së Konfederatave, jemi më të fortë dhe me veteranë”, – përfundoi futbollisti i ri i Bayernit.

Related posts

TIRANA-LAÇI/ Mazrekaj ndëshkon “Bardheblutë” me një SUPER GOL nga goditja e këndit (VIDEO)

Delo.autor

Nuk mund ta mbanë të fshehtë më, kjo është fanella e re e Griezmannit

Sadik.Autor

E GJITHË SPANJA NË LËVIZJE PËR “XHEVAHIRIN” E BARCELONËS/ Babai i Ansu Fati surprizon me deklaratën: Dua që të luajë për…

Delo.autor

Leave a Comment